• Fillimi
  • Lajme
    • Lajmet e fundit
    • Superliga
    • Kupa e Shqiperise
    • Te ndryshme
    • Komente & Opinione
  • Klubi
  • Ekipi
  • Sezoni
    • Superliga
    • Klasifikimi
    • Kupa e Shqipërisë
  • Multimedia
    • Foto
    • Video
    • FkVllaznia TV
  • Forumi
  • Fillimi
  • →
  • Lajme

Lajme

Lajmet e fundit

  • Data: 25 Aug 2017
  • Kategoria: Lajmet e fundit

KESINOVIÇ DHE ONUOHA, DY LOJTARË NË PROVË TEK VLLAZNIA

Përpjekjet e drejtuesve të Vllaznisë për të gjetur lojtarët e duhur në merkato, vazhdojnë. Për këtë arsye ditën e sotme kanë mbërritur në kampingun e skuadrës tonë në Berane edhe dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Karlo Kesinoviç dhe Randy Onuoha. I pari është kroat, luan në rolin e qendërmbrojtësit, është 27 vjeç dhe 1.96 m i lartë. Në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit maltez të Superligës St. Andreës FC. I dyti ndërkohë është me pasaportë hollandeze dhe luan si mbrojtës i majtë. Onuoha është 23 vjeç dhe 1.80 m i lartë. Në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Neftochimik në Bullgari. Ato do të testohen menjëherë që në miqësoren që kuqeblutë do të zhvillojnë pasditen e së premtes ndaj ekipit malazez Petnjica. Drejtuesit e klubit shpresojnë që këta futbollistë të bindin stafin teknik në mënyrë që më pas të hedhin firmë në kontratë për të plotësuar siç duhet skuadrën në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik.

Website FkVllaznia.net është faqja internetit jo-zyrtare e Vllaznisë e cila ka lindur nga një grup tifozësh të Vllaznisë në fund të vitit 2003. Është faqja e parë kushtuar Vllaznisë.

© 2003 - 2025 | Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Kjo faqe është realizuar nga Ingalb Company , ndersa statistikat ofrohen nga AlbaniaSoccer Media

Link

  • Vllaznit Ultras
  • FkVllaznia TV
  • Forumi
  • Regjistrimi
  • Kontakt
  • Harta e Faqes

Statistika

  • Historia
  • Klubi
  • Lojtarët
  • Ndeshjet
  • Klasifikimi
  • Kupa e Shqiperisë