Për momentin, nga skuadra e Vllaznisë ka pasur vetëm lojtarë që janë larguar, madje i fundit ishte 18-vjeçari Rubin Hebaj i cili u largua per ne Slloveni. Kjo ka bërë që grupi të ketë 8 futbollistë më pak, çka do të bëjë që ekipi të mos jetë i plotë në momentin që do të nisin seancat stërvitore nën urdhrat e trajnerit Cungu.
Në një situatë të tillë, trajneri pritet që të thërrasë në ekipin e parë lojtarë të Vllaznisë B, por edhe ata që kanë spikatur tek ekipet e moshave. Sa i takon merkatos në hyrje, mësohet e deri në këto momente i vetmi emër që është kontaktuar është ai i Edon Hasanit. Por edhe për mesfushorin nuk dihet nëse do të rikthehet në Shkodër.
Ja lista e lojtareve te cilet kane qene pjese e shkodraneve ne sezonin e sapo perfunduar por qe tashme jane larguar: Jasmin Agoviç, Stefan Cicmil, Ditmar Bicaj, Elis Bakaj, Brulind Pepa, Endri Vrapi, Landri Mulemo, Rubin Hebaj.
Kaos tek Vllaznia, asnje afrim dhe 8 largime
Për momentin, nga skuadra e Vllaznisë ka pasur vetëm lojtarë që janë larguar, madje i fundit ishte 18-vjeçari Rubin Hebaj.