Stërvitjen e fundit përpara ndeshjes historike me Tiranën Vllaznia e zhvilloi në stadiumin “Loro Boriçi”. Kapiteni Alsid Tafili i bën të ditur shkodranëve se skuadra e tij nuk është aspak e trembur dhe se kanë bindjen e plotë se do të arrihet të sigurohet mbijetesa. Në të njëjtën linjë është edhe drejtori sportiv Eugent Zeka. Ky është betimi i djemve shkodran në stërvitjen e fundit përpara ndeshjes historike me Tiranën. Zemra, shpirti, historia, sakrifica, tradita dhe kultura e një qyteti të tërë do të zbresë në fushën e lojës për të dalë në fund faqebardhë. Të gjithë po numërojnë orët e fundit duke pritur plot emocione orën 17:00 të 27 majit kur Vllaznia do të luaj ndaj Tiranës e ndërsa njëri prej këtyre dy klubeve të mëdha mund t'i japë lamtumirën Superligës. Në Shkodër janë të bindur se Vllaznia dhe forca e djemve të qytetit do ta mbajë lart emblemën kuqeblu ashtu siç dhjetra e dhjetra breza të mëparshëm. Kapiteni në fushë, Alsid Tafili e thotë qartë se Vllaznia nuk ka asnjë frikë.Vllaznia e ka kuptuar se çdo thotë kjo përballje me Tiranën.Eugen Zeka, drejtori sportiv është besimplotë ndërsa tregon se skuadra nuk ka tension.Drejtori Zeka nuk mund ta shkëpusë këtë ndeshje nga ndjeshmëria e madhë që kanë shkodranët ndërsa ka bindjen se stadiumi do të mbushet plot me zemrat shkodrane që për 90 minuta do të rrahin për Vllazninë.Vllaznia me apo pa drejtësinë në kahun e saj, me apo pa klane, me apo pa faj, pasditen e 27 majit ka nevojë për qytetin e saj ndërsa pret që stadiumi të mbushet plot për ta ndihmuar që të dalë e fituar në betejën e fundit të kësaj lufte, më e vështira e këtyre 5 viteve! Të gjithë për Vllazninë!

Komentet