Vllaznia-Tirana, si kurrë në histori, mund të çojë njërën skuadër një kategori më poshtë, ndaj vëmendja është e gjitha në Shkodër, nesër në 17:00.
Duke pasur parasysh edhe tensionin e jashtëzakonshëm që ekziston mes dy tifozerive, nesër policia ka në plan një "shtetrrethim" në Shkodër, për të evituar çdo incident, edhe pse klubi shkodran ka ftuar tifozët e Tiranës të mos shkojnë për atë ndeshje.
Ja dhe masat e ndërmarra nga policia për ndeshjen e nesërme:
- Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër,krahu perëndimor,rrugë e cila do të orientohet dhe monitorohet nga shërbime policore.
- Nga ora 14.00, dt.27.05.2017 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, si dhe do të bëhet largimi i automjeteve të parkuara në këto akse rrugore:
- Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 15:00 ,dt.27.05.2017 do të ketë kufizim të qarkullimit rrugor.
- Rruga Muhamet Dibra deri te parkimi i stadiumit, do të shërbejë vetëm për ekipet e Futbollit dhe personalitetet.
- Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën përreth Stadiumit nga ora 14.00 deri në orën 21.00.
- Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se rruga “Bujar Bishanaku”, do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozëve vendas.
- Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 17.00 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 15.00.
- Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdo lloji, fishekzjarrëve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.
- Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 14.00.
- Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin komunitetit shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen e dhe garantimin e masave të sigurisë.