Nëse llogaritë e kampionatit shkojnë ashtu siç parashikojnë thuajse të gjithë, ndeshja e javës së ardhshme mes Vllaznisë dhe Tiranës në “Loro Boriçi” do të përcaktojë emrin e skuadrës se cila do të ndjekë Korabin në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm. Tifozët shkodranë kanë bërë të qartë se duan të shohin futboll të pastër dhe me një postim në rrjetet sociale, grupimi “Vllaznit Ultras” ka paralajmëruar se do të ketë pasoja nëse ndokush mendon të bëjë ndonjë rreng të pakëndshëm në fushë.
“E kena tregu këtë kampionat qe kena ekip ma të mirë. Ata s’kanë asnjë futbollist. Thjesht duhet me dhan maksimumin, FITORJA ASHT E JONA! Nese shofim tolerime, ose hile nga Arbitri ka me pas pasoja, fusha asht pa rrethim”, ishte paralajmërimi më se i qartë i grupimit të tifozëve shkodranë të cilët janë të gatshëm që mos të lejojnë që mundi i lojtarëve të hidhet poshtë.