Vllaznia nuk arrin te shkoje me shume se barazimi 1-1 kunder ekipit te Korabit te Peshkopise.
Pjesa e pare fillon mire per ekipin e Vllaznise ku zoteron mire topin dhe ka epersi kunder ekipit te Korabit por pa arritur qe te zhbllokoje rezultatin. Nga ana tjeter Korabi mbrohet mire dhe lufton shume per topin e pare. Do te vije minuta e 43 kur mbas disa goditjeve nga kendi te njepasnjeshme, Gurishta do te shenoje me koke golin e avantazhit.
Me rezultatin e 1-0 do te mbyllet edhe pjesa e pare.
Ne pjesen e dyte Vllaznia serish do te kerkoje qe te mbyll takimin por do te jete Korabi i cili do te barazoje me koke me ane te Prençit.
Vllaznia hidhet e gjitha ne sulm ne kerkim te golit te avantazhit dhe i afrohet shume atij ne minuten e 63 dhe te 65 me ane te Bakaj dhe Bicaj qe fare prane portes nuk shenon dot.
Ne minuten e 80, Vllaznia eshte e pafat, gjuajtja e Bakaj perfundon ne shtyllen pingule. Lojtaret e Vllaznise shtojne presionin dhe mbajne te mbyllur skuadren e Korabit ne mesfushen e tyre. Ne minuten e 90 eshte serish Bakaj qe godet shtyllen, Vllaznia shume e pafat.
Ne minuten e 2 shtese, Vllaznia ka perseri nje mundesi te arte per te kaluar ne avantazh, por Bicaj dhe Gurishta fare prane vijes fatale nuk arrijne te shtyjne ne rrjete topin. Me kete mundesi mbaron edhe takimi Vllaznia - Korabi i vlefshem per javen e 31 te superliges.
Me kete barazim, Vllaznia humbet nje mundesi te mire per te kapur vendin e 4.
Ndeshja e rradhe e Vllaznise do te luhet ne Korçe kunder Skenderbeut.
Vllaznia barazon kunder Korabit
Vllaznia nuk arrin te shkoje me shume se barazimi 1-1 kunder ekipit te Korabit te Peshkopise. Pjesa e pare fillon mire per ekipin e Vllaznise ku zoteron mire topin dhe ka epersi kunder ekipit te Korabit por pa arritur qe te zhbllokoje rezultatin.
Komentet