Vllaznia më e mirë e sezonit? Natyrshëm që kishim probleme, por kemi rikuperuar edhe një lojtar të ri si Kruja, i cili po rigjen nivelin e tij më të mirë. Skuadra po bën maksimumin, lojtarët po sakrifikojnë, duke luajtur edhe jashtë roli, ndaj jam shumë i kënaqur. Sot luajtëm me 11 lojtarë shkodranë, sepse për mua edhe Bicaj është shkodran, me origjinë shkodrane dhe ky ndoshta është një rast unikal i këtyre viteve të fundit në futbollin shqiptar megjithatë tregon më së miri se Vllaznia është nana e futbollit shqiptar. Është ekip i ri, pa eksperiencën e duhur për të menaxhuar mirë lojën në momente të caktuara, ndërkohë që edhe pas avantazhit ndoshta nuk patëm qetësinë dhe besimin e duhur se mund të fitonim, por kjo skuadër ka mundësi ta çojë Vllazninë aty ku i takon.Stadiumi jo i mbushur? Unë u kam kërkuar gjithnjë mbështetje tifozëve dhe Vllaznia është ekip që po luan futboll në fushë, jo në tavolina, por ata persona që tentuan të hedhin baltë mbi Vllazninë pas ndeshjes me Kukësin i kanë bërë dëm të madh Vllaznisë. Shumë njerëz mendonin se Vllaznia do të toleronte dhe nuk dëshironin të vinin në stadium, nga frika se do të ishte e kotë, aq sa më merrnin në telefon pas ndeshjes dhe më pyesnin a ia vlente të vinin"- ka thënë numri 1 i pankinës shkodrane.

Komentet