Vllaznia e ka filluar mire pjesen e pare por, me pas leshon terren dhe Luftetari rrezikon disa here porten e Vllaznise te mbrojtur nga Selimaj. Bregu dhe Rexhinaldo nuk jane te sakte dhe shperderojne. Pjesa e pare mbyllet me nje dominim te gjirokastriteve.
Pjesa e dyte ka filluar me te njejtet formacione, por Vllaznia eshte me e perqendruar dhe ka hyre ne fushe me nje tjeter mentalitet. Minutat e para te pjeses te dyte dominohen nga Vllaznia por pa arritur te shenoje.
Loja eshte e shpejte me sulme nga ana e Luftetarit dhe kundersulme te ekipit te Vllaznise, si edhe shpesh here me tensione te tepruara nga te dyja ekipet.
Kryesori Sino detyrohet te jape plot 9 kartona te verdhe. Ne minuten e 79, Vllaznia eshte shume prane avantazhit por gjuajtja e Bakaj, devijohet nga portieri gjirokastrit Ruçi.

Ne minuten e 84 do te jete rradha e portierit te Vllaznise, Selimaj, qe do te prese nje gjuajtje ne akrobaci te Bregut duke bere qe porta e Vllaznise te rrije e paprekur.
Ne minutat e fundit Vllaznia mundohet qe me ane te kundersulmit te shenoje por nuk i shfrytezon sic duhet rastet.
Me kete barazim, Luftetari dhe Vllaznia ruajne vendet ne renditje te Superliges, respektivisht vendine e 4 dhe te 6 ne renditje.

Ndeshja e rradhes e Vllaznise eshte javen e ardhshme kunder ekipt te Laçit.
 

Komentet