Ballafaqimi me Teuten e gjen Vllazninë me lajme të mira, jo vetem në merkato por edhe në sektorin e infermierisë. Pozitive konsiderohet që ndaj durrsakëve,

teknikut Cungu i rikthehen në dispozicion dy titullarët, Florind Bardulla dhe Arlind Kalaja.  Por,  nëse rikthehen kjo dyshe titullarësh, në infermieri janë zhvendosur dy titullarë të tjerë, Çinari dhe Cicmil të dëmtuar në përballjen me kuksianët.Përpos lajmit të mirë të rithimit në formacion të dyshes Bardulla-Kalaja, Cungu ka edhe një dhuratë tjetër për tifozërinë shkodrane. Bëhet fjalë për të sapo të firmosurin Elis Bakaj, i cili ndaj Teutes do të jetë në fushë nga minuta e parë.

Komentet