Megjithatë, zgjidhja për fazën përgatitore mund të gjendet dhe futbollistët mund të sistemohen nga fundi i kësaj jave në Ulqin, për të zhvilluar atje një stërvitje dyjavore në prag të nisjes së gjysmës së dytë të kampionatit. Rinisja e stërvitjes nuk pritet të ketë ndonjë të veçantë, sa u takon lojtarëve të ardhur për provë. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë stafi teknik për mesfushorin shkodran Arsen Hajdari, që mbetet një alternativë për mesfushën e kësaj skuadre, pas kthimit të tij nga Italia. Sakaq, në ditët në vijim pritet të ketë lojtarë që do të vijnë për provë, por ende nuk është bërë e qartë se nga do të mbërrijnë dhe sa do të testohen.
Vllaznia, nesër i rikthehet fushës së stërvitjes
Pas 4 ditësh pushimi, futbollistët e Vllaznisë do t’i rikthehen stërvitjes. Do të ndodhë kështu mesditën e së mërkurës, teksa në orën 12:00, kuqeblutë do të zhvillojnë seancën e parë të këtij viti. Ata kanë qenë në stërvitje deri më 30 dhjetor, kur zhvilluan një test kontrolli me ekipin U-19 të akademisë së klubit dhe më pas janë lënë pushim nga ana e trajnerit Cungu, për të festuar Vitin e Ri. Nesër, ndërkohë, rinis puna. Fillimisht në Shkodër, ndërsa më pas do të mësohet nëse ekipi do të lëvizë nga qyteti drejt Malit të Zi apo jo. Kjo ngaqë nuk është përcaktuar akoma destinacioni final për fazën përgatitore. Gjithçka varet nga financat. Siç dihet, Bashkia Shkodër ende nuk e ka miratuar buxhetin për këtë vit dhe, për këtë arsye, fondet që do të shkojnë për KF Vllazninë do të vonojnë edhe pak.