Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, në deklaratën e tij pas ndeshjes për "Supersport", u shpreh se humbja përballë Luftëtarit erdhi si pasojë e mungesave që kishte ekipi i tij dhe jo për shkak të një nënvlerësimi ndaj kundërshtarit.
"Normalisht pas humbjes gjithnjë ekziston një ndjesi e hidhur. Mund të them që u goditëm në momentin më të mirë. Kam qënë i vetëdijshëm për rrezikun e kësaj ndeshjeje sepse mungesat nuk ishin të vogla pasi kemi të bëjmë me lojtarë kryesorë të ekipit. Gjithashtu kundërshtari duhet vlerësuar shumë pasi ka një ekip mjaft të mirë. Në fund të fundit kjo është Vllaznia. Kemi pak alternativa në stol ndaj nuk kemi mundësi për të rikuperuar boshllëqet. Do mundohemi ta përballojmë situatën me këtë grup."
Për ndeshjet e tjera më përpara e kam thënë që ka pasur nënvlerësim, por sot nuk pashë diçka të tillë. U munduan të bënim maksimumin, por pësuam gol shumë shpejt, më pas reaguam shpejt, sërish pësuam dhe reaguam. Bicaj në mbrojtje dhe Krymi në mesfushë janë mungesa të rëndësishme për ne. Kalaja hyri i dëmtuar dhe doli prap, pra iku një ndërrim dëm. Si mungesë e alternativave përfiton kundërshtari. Kampionati është shumë i vështirë. Të kapim maksimumin ndeshje pas ndeshjeje dhe mos fluturojmë me deklarata. Më mirë se e njoh unë, nuk e njeh njeri këtë ekip.-vazhdoi Cungu.
Për festën e zgjatur pas Skënderbeut, tranjeri i Vllaznise Cungu u shpreh: "Nuk ka zgjatur shumë festa pas Skënderbeut, por kjo është Vllaznia momentale, nuk është ekipi i viteve më parë. Më shumë se e dua unë këtë ekip nuk e do kush, por nuk duhet t'i bëjmë qejfin vetes. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të dimë deri ku shkojnë mundësitë tona."
"Vajcerin nuk e futa që në fillim sepse nuk e kam parë në formën e duhur, ndaj dhe preferova lojtarë të tjerë më të freskët."- perfundoi deklaraten e tij per Supersport Cungu.
Cungu: Nuk e nënvlerësuam kundërshtarin, kaq janë mundësitë
Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, u shpreh se humbja e djeshme përballë Luftëtarit erdhi si pasojë e mungesave që kishte ekipi i tij dhe jo për shkak të një nënvlerësimi ndaj kundërshtarit.