Përpos kësaj, edhe ndryshimi i orarit, nga 17:00, kur janë zhvilluar ndeshjet e fundit, në 14:00, konsiderohet i favorshëm, sepse në darkë temperaturat janë më të ulëta dhe kjo i pengon tifozët të jenë në stadium. Lajmin se këtë herë do të ketë më shumë tifozë e konfirmon më së miri fakti që vetëm grupimi “Vllaznit Ultras” ka porositur 200 bileta. Përpos këtij grupimi, edhe të tjerë kanë shprehur dëshirën ta mbështesin skuadrën këtë here. Një fitore do të ishte ogur i mirë para ndeshjes tjetër, që do të luhet në “Loro Boriçi”, ndaj Tiranës, e cila pritet me një interes të madh nga tifozët shkodranë.
Nisja shitja e biletave, ndaj Luftëtarit priten shumë tifozë
Që nga mesdita e sotme në Shkodër ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Vllaznia-Luftëtari. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të klubit dhe tashmë çdokush që ka dëshirë të jetë prezent në âLoro Boriçiâ ditën e shtunë, mund të pajiset me biletën përkatëse. Ajo që konstatohet lehtësisht gjatë këtyre ditëve në kryeqendrën e Veriut është se për takimin e radhës ndaj gjirokastritëve ka më shumë interes nga tifozët shkodranë. Rezultatet pozitive të skuadrës së tyre i kanë bërë ata të besojnë se Vllaznia duhet mbështetur.