Tranjeri i Vllaznise Armando Cungu, pas fitores me rezultatin e paster 3-0 kunder ekipit te Korabit, ne intervisten per Super Sport eshte shprehur entuziast per fitoren e arritur.
E dominuam lojën edhe në pjesën e parë dhe kundërshtari nuk na vuri asnjëherë në vështirësi. Edhe goli i parë ishte një skemë e menduar mirë dhe e provuar në stërvitje. Kjo kuptohet edhe nga lëvizjet në zonë të Shtubinës dhe jam i gëzuar që arritëm të realizojmë një gol të bukur. Edhe në pjesën e dytë dominuam në epërsi territoriale, në lojë dhe gola.
Kemi treguar se kemi potencial për të përballuar çdo kundërshtar, pavarësisht pozitës në tabelën e klasifikimit. Megjithatë, duhet të kërkojmë përherë më tepër, nuk duhet të kënaqemi asnjëherë me pozitën ku jemi. Futbollit nuk i dihet kurrë. Me rezultatet vijnë edhe objektivat, por ne duhet të synojmë të marrim gjithnjë më tepër nga vetja.
Jam përpjekur të jem përherë serioz në deklarata, për të qëndruar me këmbë në tokë. U qëndroj deklaratave që synoj një Vllazni që nuk rrezikon rënien, e më pas të shohim më lart me kalimin e javëve. Na duhen lojtarë cilësorë për të bërë diferencën si dhe më tepër buxhet, pasi diferencat me klubet e kreut janë shumë të mëdha. Aktualisht jemi në një pozicion komod, të cilin e kemi arritur me vështirësi por mund ta humbim me lehtësi- perfundon intervisten Cungu.