Një ndërhyrje e rëndë e njërit prej lojtarëve kundërshtarë, që e ka goditur si në këmbë, ashtu edhe në stomak, ka bërë që mesfushori ta kishte të pamundur vazhdimin e lojës. Stafi mjekësor është marrë me të gjatë këtyre ditëve, por ende nuk është vendosur nëse do të luajë apo jo. E rëndësishme është se shqetësimi kryesor i stafit teknik, ai i mbrojtësit të majtë, po shkon drejt rregullimit. Mungesa e Markut prej disa ndeshjesh ka shkaktuar njëfarë kaosi te kuqeblutë. Cungu ishte detyruar të kalonte Gocajn në këtë krah dhe të aktivizonte herë Gurishtën e herë Pjeshkën në të djathtin, por të dy shfaqën probleme.

Antonio Marku fillimisht u mendua se do t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale në menisk, por pas shumë konsultash, mjekët dolën në përfundimin se dëmtimi mund të kalohej me terapi. Dhe kështu ndodhi. Gjendja e sportistit ka ardhur duke u përmirësuar, madje të hënën, ndaj Laçit, ka qenë në stolin e rezervave dhe mbase të dielën do të jetë në fushë ndaj durrsakëve.

 

Komentet