Një ndërhyrje e rëndë e njërit prej lojtarëve kundërshtarë, që e ka goditur si në këmbë, ashtu edhe në stomak, ka bërë që mesfushori ta kishte të pamundur vazhdimin e lojës. Stafi mjekësor është marrë me të gjatë këtyre ditëve, por ende nuk është vendosur nëse do të luajë apo jo. E rëndësishme është se shqetësimi kryesor i stafit teknik, ai i mbrojtësit të majtë, po shkon drejt rregullimit. Mungesa e Markut prej disa ndeshjesh ka shkaktuar njëfarë kaosi te kuqeblutë. Cungu ishte detyruar të kalonte Gocajn në këtë krah dhe të aktivizonte herë Gurishtën e herë Pjeshkën në të djathtin, por të dy shfaqën probleme.
Antonio Marku fillimisht u mendua se do t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale në menisk, por pas shumë konsultash, mjekët dolën në përfundimin se dëmtimi mund të kalohej me terapi. Dhe kështu ndodhi. Gjendja e sportistit ka ardhur duke u përmirësuar, madje të hënën, ndaj Laçit, ka qenë në stolin e rezervave dhe mbase të dielën do të jetë në fushë ndaj durrsakëve.
Marku drejt rikuperimit, për Bardullën ka ende dilema
Pragndeshja me Teutën po shoqërohet nga lajme përgjithësisht të mira në kampin shkodran, sa i takon kontigjentit të lojtarëve të gatshëm. Prej 4 javësh, mbrojtësi i majtë, Antonio Marku, kishte shfaqur probleme në gjurin e majtë, por duket se tashmë i ka kaluar dhe nuk përjashtohet mundësia që në takimin e radhës ta nisë nga minuta e parë. Sa i takon mesfushorit Bardulla, për të ka ende një dilemë. Në ndeshjen me Laçin u detyrua të largohej nga fusha e lojës, pas një dëmtimi në minutën e 32-të të takimit.