Në këto rrethana, drejtuesit e klubit shkodran duke e falenderuar Grimën për kontributin e dhënë, kanë menduar për zëvendësimin e tij dhe emri më i përshtatshëm që kanë zgjedhur, ka qenë ai i Eugent Zekës. 42 vjeçari shkodran që ka një karrierë shumë të shkurtër në futbollin shqiptar teksa ka drejtuar ekipin e Laçit vetëm për pak ditë sezonin e kaluar, përvojën më të madhe të punës e ka në Itali, atje ku ka jetuar prej 19 vitesh dhe ku ka mbaruar të gjitha kurset për trajner duke mbajtur edhe liçensën Uefa Pro, të marrë në shkollën më të mirë të trajnimit në botë, në Koverçiano.
Gjatë viteve që ka jetuar në Itali, Zeka ka punuar tek ekipi i Estelas ne Serisë B si trajner moshash dhe njëkohësisht mjeshtër i teknikës së krejt Akademisë. Më pas ka punuar tek Sestri Levante në Serinë D si zëvendëstrajner i ekipit të parë ppr dhe si drejtor teknik i krejt Akademisë. Në vitet e fundit ndërkohë Zeka ka punuar si skaut i talenteve të reja për ekipin e parë të Xhenoas. Tashmë do të nisë një eksperience të re duke shpresuar të bëjë më të mirën për Vllazninë. Në ditët në vijim, drejtori i ri sportiv i Vllaznisë do të japë edhe një konferencë për shtyp, për të shpalosur edhe objektivat e punës së tij.