Lojtari në fjalë i ka pëlqyer trajnerit Armando Cungu, që pas dy ditësh stërvitjeje ka dhënë “OK”-in për t’u bërë pjesë e skuadrës shkodrane. Ditën e sotme, kroati është ulur në tryezë me administratorin Gjyrezi dhe bashkarisht kanë zyrtarizuar kontratën e bashkëpunimit. Po cila është “pasaporta” e përforcimit më të ri të Vllaznisë?
Ivor Weitzer ka lindur më 24 maj 1988, ndërkohë që herën e fundit ka luajtur për Panelefsiniakos, në Greqi. I lindur në Rjekë, në sezonin e tij të parë si profesionist u aktivizua me Rijekën, gjatë sezonit 2006-2007, në “Prva HNL”. Që atëherë, ai ka luajtur për Orijent, Pomorac, Shiroki Brijeg dhe Istra 1961. Ka qenë golashënuesi më i mirë i Pomorac, në sezonin 2011-2012, në “Druga HNL”. Në vitin 2012 u kthye në Rijekë, ku kaloi një sezon. Ne sezonin e fundit ka luajtur me e ekipin grek te Panelefsinuakos ne kategorine e dyte duke u aktivizuar ne 10 ndeshje dhe ka shenuar 1 gol.

Telesport.al

Komentet