Në kampin kuqeblu kjo miqësore është pritur me interes edhe për faktin se ajo do ishte përcaktuese për fatet e mëtejshme të sulmuesit serb Alen Melunoviç që është në provë prej disa ditësh. Por 26 vjeçari ka qenë i pafat sepse vetëm pak minuta pas nisjes së ndeshjes, ai është dëmtuar duke lënë fushën e lojës dhe në vend të tij është aktivizuar i riu Hebaj. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit dhe nëse Melunoviç do të vazhdojë të jetë pjesë e Vllaznisë në stërvitje apo jo. Ndërkohë, në miqësoren e sotme ka luajtur në pjesën e dytë edhe një mesfushor. Ndonëse lajmet e parë flisnin për një malazez, në fakt bëhet fjalë për serbin me origjinë sllovene Vladimir Mandiç. Lojtari i cili edhe sezonin e kaluar provoi të firmoste me Tiranën, tashmë po tenton të njëjtën gjë tek Vllaznia. Vërtetë ka shënuar sot por kjo nuk mund të thotë se ai do qëndrojë, gjithsesi edhe për të do të vendoset në vazhdim. Trajneri Cungu e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Agoviç, Gocaj, Cicmil, Bicaj, Marku, Bardulla, Tafili, Shtubina, Hoxha, Melunoviç dhe Pepa. Janë aktivizuar edhe Selimaj, Gurishta, Vrapi, Manuka, Mandiç, Hebaj, Dyca, Pjeshka, Kruja, Erkoçeviç etj.
Miqesorja: Dëmtohet Melunoviç, shënon i sapoardhuri Mandiç
Ndeshja e sotme miqësore kundër ekipit malazez Jedinstvo është pritur me interes në kampin shkodran sepse do të ishte një përballje vërtetë interesante ngaqë luhej përballë një ekip të Superligës së vendit fqinj. Dhe jo vetëm kaq. Malazezët tashmë duken në kulmin e formës së tyre ngaqë e kanë nisur kampionat ndërsa shkodranët janë në fazën e marrjes së ngarkesave stërvitore në përgatitoren që janë duke zhvilluar në Berane. Megjithatë takimi ka qenë i pëlqyeshëm për të dy ekipet.
Komentet