Vllaznia siguron miqësoren e saj të pestë në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik. Pasditen e së enjtes, ajo do të presë në fushën sportive “Reshit Rusi” ekipin e Kamzës. Ky i fundit vërtetë merr pjesë në Kategorinë e Parë, por me blerjet e bëra ditët e fundit është shndërruar në një ekip pretendent për në Superligë. Miqësorja do të nisë në orën 18:00 dhe pritet të ndiqet me interes nga një numër i konsiderueshëm tifozësh shkodranë, të cilët pas dy blerjeve të fundit, të bëra nga drejtuesit e klubit, ato të Bicajt dhe Hoxhës, duken më optimistë për një paraqitje ndryshe të ekipit në sezonin e ri.
Këta dy futbollistë, pikërisht nesër do të bëjnë edhe debutimin e tyre me fanellën kuqeblu. Me interes është të shohim se si do t’i rreshtojë në fushë trajneri Cungu këta dy futbollistë, pasi në pozicionet ku ata luajnë ka jo pak konkurrencë. Miqësorja me Kamzën është e pesta, që Vllaznia do të luajë gjatë kësaj periudhe. Ajo ka arritur deri më tani të fitojë tri prej tyre dhe ka barazuar tjetrën, pikërisht të vetmen e luajtur deri më tani në Shkodër, atë ndaj Deçiç të Tuzit, me rezultatin 0-0. Këto miqësore do t’i shërbejnë jo pak stafit teknik për të parë gjendjen e skuadrës.
Vllaznia, nesër miqësore me Kamzën në Shkodër
Miqësorja do të nisë në orën 18:00 dhe pritet të ndiqet me interes nga një numër i konsiderueshëm tifozësh shkodranë, të cilët pas dy blerjeve të fundit Me interes është të shohim se si do t'i rreshtojë në fushë Bicajn dhe Hoxhën trajneri Cungu, pasi në pozicionet ku ata luajnë ka jo pak konkurrencë.
Komentet