Vllaznia kërkon një mbrojtës të majtë, dhe duke qenë se tregu vendas nuk ofron shumë mundësi, ata po vëzhgojnë për ndonje lojtar të huaj. Në "orbitën" e kuqebluve është mbrojtësi malazez Marko Vidoviç, i cili vjet ishte pjesë e Partizanit.
28-vjeçari gjeti pak hapësira te të kuqtë, duke luajtur vetëm tre ndeshje në kampionat, ndërsa me përfundimin e sezonit ai u largua.
Tashmë ai ka patur kontakte me shkodranët, e pritet të shihet se çfarë do të ndodhë më tej.
Komentet