Ekipi i Vllaznisë do të nisë stërvitjen më datë 1 korrik. Kështu ka vendosur trajneri Armando Cungu, në bashkëpunim me drejtuesit e klubit. Seancat e para stërvitore, kuqeblutë do t’i zhvillojnë në Shkodër dhe përgatitjet këtu do të vazhdojnë për rreth tre javë. Sipas programit të planifikuar nga drejtuesit, vetëm nga fundi i muajit korrik, ekipi do të udhëtojë jashtë Shqipërisë, për të vijuar me zhvillimin e fazës intensive të përgatitjeve për sezonin e ri. Drejtuesit po shohin të gjitha mundësitë, për të gjetur vendin më të mirë dhe po ashtu edhe mundësinë për të zhvilluar ndeshje miqësore me ekipe të ndryshme.
Deri më tani, opsionet dhe destinacionet më të mundshme për zhvillimin e fazës përgatitore jashtë Shqipërisë janë, Mali i Zi dhe Serbia, ndonëse ende nuk është vendosur. Për momentin më i rëndësishëm është kompletimi i skuadrës me lojtarë cilësorë. Konkretisht, kanë firmosur vetëm Gocaj dhe Pepa, por dy lojtarë të ardhur janë shumë pak, duke parë numrin e madh të futbollistëve që janë larguar nga ekipi. Personat e angazhuar me merkaton e Vllaznisë, janë duke hasur jo pak pengesa në këtë drejtim, sepse futbollistët e piketuar kanë kërkesa të larta financiare. Megjithatë, gjërat po bëhen me shumë kujdes dhe për këtë arsye, drejtuesit kuqeblu nuk po nguten në merkato. Më datë 1 korrik, kur të nisë stërvitja, të pranishëm do të jenë vetëm futbollistët që janë aktualisht nën kontratë, por në fakt ky numër nuk është shumë i madh, gjithsesi ai do të vijë duke u rritur sepse në ditët në vijim, do të vijnë shumë futbollistë për provë.
Vllaznia, përgatitjet nisin me korrikun, në dyshim faza jashtë Shqipërisë
Skuadra kuqeblu do të fillojë stërvitjen më datë 1, të muajit të ardhshëm në Shkodër, ndërsa faza përgatitore po planifikohet në Mal të Zi, ose Serbi Konkretisht, kanë firmosur vetëm Gocaj dhe Pepa, por dy lojtarë të ardhur janë shumë pak, duke parë numrin e madh të futbollistëve që janë larguar nga ekipi