Ja njoftimi i bërë nga KF Vllaznia:

ESIN HAKAJ TRANSFEROHET TEK PARTIZANI

KF Vllaznia bën të ditur se sot ka arritur një marrëveshje përfundimtare me FK Partizanin për transferimin e kartonit të futbollistit Esin Hakaj. Insistimi i vetë futbollistit prej disa muajsh për t’u larguar dhe dëshira e klubit për të mos penguar në karrierën e tij, e kanë lejuar të largohet nga skuadra. Dy klubet kanë rënë dakord që përveç një shume financiare që FK Partizani do të derdhë në llogarinë e KF Vllaznia, të kenë të drejta të barabarta për vlerën e rishitjes së kartonit të tij në të ardhmen.