Që nga dita e djeshme, te Vllaznia ka nisur puna për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri. Hapi i parë, që janë duke ndjekur drejtuesit e klubit, është rinovimi i kontratave me titullarët e sezonit të kaluar, të cilëve u kanë mbaruar ato. Për këtë arsye, në zyrat e klubit dje kanë qenë të pranishëm dy mbrojtësit, Stefan Cicmil dhe Endri Vrapi. Administratori Gjyrezi mësohet të ketë dëgjuar për kërkesat financiare të tyre dhe në ditët e ardhshme do të vendoset përfundimisht për fatin e tyre.
Ndërkohë, sot do të jetë radha e të tjetë futbollistëve për të biseduar. Këtu bëhet fjalë për Shtubinën, Markun dhe ndonjë tjetër. Këto bisedime, që drejtuesit e klubit kanë nisur, kanë të bëjnë me zbatimin e një liste, që trajneri Cungu ka bërë dhe prandaj po mundohen që ajo të zbatohet. Njëkohësisht, vazhdon puna edhe për gjetjen e lojtarëve të tjerë, ku po shihen shumë variante për një portier dne një sulmues cilësor.
Vllaznia, nisin bisedimet për rinovimin e titullarëve
Në zyrat e klubit dje kanë qenë të pranishëm dy mbrojtësit, Stefan Cicmil dhe Endri Vrapi. Administratori Gjyrezi mësohet të ketë dëgjuar për kërkesat financiare të tyre Këto bisedime, që drejtuesit e klubit kanë nisur, kanë të bëjnë me zbatimin e një liste, që trajneri Cungu ka bërë dhe prandaj po mundohen që ajo të zbatohet.
Komentet