Fitorja e arritur ndaj Tërbunit pasditen e së dielës në stadiumin "Reshit Rusi" u duk se mbylli gjithçka sa i takon çështjes së mbijetesës për skuadrën e Vllaznisë. Madje, në mjedise të ndryshme shkodrane, duke u konsideruar si punë e kryer një gjë e tillë filluan të festonin menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
Por, nuk shkoi gjatë, sepse vetëm pak orë më pas kur u mësuan rezultatet e skuadrave që e ndjekin Vllazninë në luftën për mbijetesë, Bylisi që mundi Partizanin në kryeqytet dhe Flamurtari që theu ndaj Tiranës në Vlorë, bënë që llogaritë tashmë të bëheshin ndryshe. Që do të thotë se për këto dy skuadra rihapet sërish kampionati, duke shpresuar që në dy javët e mbetura të mund të arrijnë rezultatet e mbijetesës. Në këtë mes, të rrezikuara janë dy skuadrat që janë sipër tyre në tabelën e klasifikimit, Laçi dhe Vllaznia, që në një farë mënyre me rezultatet më të fundit ndjehen të kërcënuara prej rivalëve të tyre.
LLOGARITË – Një gjë e tillë nuk është përjetuar aspak mirë në kampin kuqeblu, pasi kur në fakt pritnin që të festonin në mbrëmje zyrtarizimin e mbijetesës, tashmë janë detyruar të marrin lapsin në dorë për të bërë llogaritë e duhura në raport me kundërshtarët. Nga sa bëhet e ditur, në përllogaritjet e bëra me vënien në fuqi të varianteve nga më të ndryshmet që mund të sjellin rezultatet e dy javëve të fundit, në kampin kuqeblu dalin superior ndaj rivalëve të tyre. Në të tilla kushte, destinacioni i parë i objektivit të kuqeblu mbetet kryeqyteti, aty ku Vllaznia do të luajë këtë fundjavë ndeshjen e parafundit të kampionatit. Një ndeshje e cila do të vendosë shumë për shkodranët, për të cilët çdo pikë e marrë, qoftë një apo më e mira edhe tre rikthen qetësinë Shkodër duke siguruar qëndrimin në kategorinë Superiore. Në objektivin e kuqebluve ka qenë një ide që java e fundit e kampionatit kur presin në "Reshit Rusi", Bylisin të jetë një ndeshje pa interesin e rezultatit, arritja e së cilës bëhet nëse arrihet të ruhet distanca prej pesë pikësh që ka me ballshiotët. Ndaj, në këtë këndvështrim një fitore e Vllaznisë në "Selman Stërmasi" ndaj Tiranës, pavarësisht se çfarë do të prodhojë ballafaqimi i "Adush Muçës" në mes Bylisit vendas dhe Flamurtarit mysafir zyrtarizon kuqeblutë në Superiore.
Vllaznia me laps në dorë
Fitorja e arritur ndaj Tërbunit pasditen e së dielës në stadiumin Reshit Rusi u duk se mbylli gjithçka sa i takon çështjes së mbijetesës për skuadrën e Vllaznisë. Madje, në mjedise të ndryshme shkodrane, duke u konsideruar si punë e kryer një gjë e tillë filluan të festonin menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
Komentet