Te Vllaznia ka sërish ndryshime në formacionin e mundshëm për ndeshjen me Flamurtarin. Duke qenë se do të mungojë Pjeshka dhe aktualisht stafi teknik nuk ka asnjë mbrojtës të djathtë në dispozicion, fillimisht u mendua se në atë pozicion mund të luante kapiteni Shtubina, ngaqë e kishte bërë edhe më parë atë detyrë. Aktivizimi i tij në mbrojtje do t’i hapte rrugë aktivizimit të Dibrës në majë të sulmit. Por duket se nuk do të ndodhë kështu. Trajneri Cungu ka menduar një tjetër zgjidhje. Ambroz Kapaklija, 19-vjeçari që luajti me sukses edhe ndaj Partizanit, deri në momentin që u dëmtua në kokë, do të provohet të luajë si mbrojtës i djathtë. Kjo do t’i hapte rrugë rikthimit të Shtubinës sërish në sulm.
Të tjerët do jenë po ato, me portierin Dragojeviç, me mbrojtësit Cicmil, Vrapi e Marku, me mesfushorët Krymi, Bardulla e Sefa, me dy lojtarët e avancuar Vecaj e Kalaja dhe me Shtubinën, në sulm. Të paktën kjo gjë është konstatuar edhe ditën e djeshme në stërvitje dhe me shumë mundësi në këtë mënyrë do të luajë edhe ditën e hënë ndaj Flamurtarit. Siç shikohet edhe nga vendosja e mësipërme, trajneri Cungu duket se kërkon t’i japë më shumë rëndësi manovrës sulmuese, teksa me aftësitë e Shtubinës, i ndihmuar edhe nga Vecaj e Kalaja, në krahë, do të kërkohet goditja e portës kundërshtare, në mënyrë që të fitohet me çdo kusht ky takim, për të qenë më të qetë pastaj në pesë ndeshjet e mbetura të kampionatit.
Kapaklija luan si mbrojtës i djathtë, Shtubina në sulm
Ambroz Kapaklija, 19-vjeçari që luajti me sukses edhe ndaj Partizanit, deri në momentin që u dëmtua në kokë, do të provohet të luajë si mbrojtës i djathtë. Portier Dragojeviç, mbrojtës Cicmil, Vrapi e Marku, mesfushorë Krymi, Bardulla e Sefa, me dy lojtarët e avancuar Vecaj e Kalaja dhe me Shtubinën, në sulm.
Komentet