Ekipi i Vllaznisë ka hyrë tashmë në fazën e fundit të përgatitjeve për ndeshjen e kësaj fundjave, që do të luajë në Korçë, me Skënderbeun. Ndonëse konsiderohet një ndeshje shumë e vështirë, kuqeblutë e trajnerit Cungu do të mundohen të bëjnë më të mirën e mundshme në këtë takim dhe, pse jo, të tentojnë edhe marrjen e një rezultati pozitiv, ndonëse kjo duket shumë e vështirë. Në dispozicion të stafit teknik gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qenë të gjithë futbollistët, me përjashtim të Arbrit, që pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju.
Nga ana tjetër, prej disa ditësh, me ekipin në stërvitje është bashkuar edhe mbrojtësi Erdenis Gurishta, i dëmtuar rëndë në kokë, në ndeshjen ndaj Laçit. Gjendja e tij tashmë është përmirësuar ndjeshëm dhe mjekët i kanë këshilluar të fillojë stërvitjen, por kuptohet që për disa ditë do të jetë një stërvitje e lehtë, në mënyrë që ai të fillojë të kapë ritmin e humbur. Sa i takon ndeshjes së të shtunës, ndonëse drejtuesit e Vllaznisë kanë shprehur rezervat e tyre për orarin e zhvillimit të saj, pikërisht në orën 19:00, duket se ai nuk do të ndryshojë.
Megjithatë, ajo çfarë mbetet është që skuadra të përgatitet ashtu si duhet për këtë takim. Atmosfera në radhët e futbollistëve duket shumë e mirë pas fitores së fundit të arritur në Ballsh. Dhe në renditje situata është më e qetë për pjesën e mbetur të kampionatit, çka do të thotë se u lejohet ndonjë hap i gabuar, por gjithsesi trajneri Cungu është duke kërkuar maksimumin nga lojtarët në çdo seancë stërvitore, sepse kampionati ende nuk ka përfunduar.
Vllaznia përgatitet për Skënderbeun, ka optimizëm te kuqeblutë
Nga ana tjetër, prej disa ditësh, me ekipin në stërvitje është bashkuar edhe mbrojtësi Erdenis Gurishta, i dëmtuar rëndë në kokë, në ndeshjen ndaj Laçit. Sa i takon ndeshjes së të shtunës, ndonëse drejtuesit e Vllaznisë kanë shprehur rezervat e tyre për orarin e zhvillimit të saj, pikërisht në orën 19:00.