Dita e sotme ka qenë e veçantë për futbollistin e Vllaznisë, Ndriçim Shtubina. Ai ka festuar 29-vjetorin e lindjes. Ky përvjetor vjen në një moment shumë të mirë të karrierës, ku mbi të gjitha spikat shiriti i kapitenit kuqeblu. Gëzimin e tij, mesfushori-sulmues e ka ndarë sot edhe me shokët e ekipit, me pjestarët e stafit teknik dhe atë mjekësor. Për këtë arsye, nuk kanë munguar nga ana e tij edhe “Red Bull”-ët dhe qerasjet e tjera.
Kuptohet që një festë e tillë ka çtensionuar edhe pak situatën në skuadër, në pragndeshjen me Bylisin. Rëndësia e kësaj ndeshjeje është e madhe, prandaj trajneri Cungu po punon shumë me skuadrën për ta përgatitur si duhet. Natyrisht, që një element shumë i rëndësishëm i saj është padyshim kapiteni Shtubina. Ditëlindja e tij vjen vetëm pak ditë pas fitores me Tiranën, ku ai ishte një nga protagonistët kryesor. Jo vetëm se shënoi golin e dytë, atë të avantazhit, por edhe sepse sakrifikoi jo pak për skuadrën.
E nisi ndeshjen duke luajtur si mbrojtës i djathtë, kaloi si sulmues dhe e mbylli si mesfushor. Për golin ndaj bardhebluve, Shtubina nuk pati ndonjë dedikim të veçantë, por e mbajti atë për vete. Megjithatë, premton se golin e radhës do t’ia dedikojë djalit të tij, Andrisit, dhe ndoshta do ta shënojë në Ballsh. Do të ishte shumë bukur. Një gol për djalin, një gol për ditëlindjen e tij.
Shtubina ka ditëlindjen, e "bën me krahë" Vllazninë para Bylisit
Ditëlindja e tij vjen vetëm pak ditë pas fitores me Tiranën, ku ai ishte një nga protagonistët kryesor. Kuptohet që një festë e tillë ka çtensionuar edhe pak situatën në skuadër, në pragndeshjen me Bylisin.