Futbollistët e Vllaznisë i kanë bërë një surprizë të bukur stafit teknik të skuadrës, por edhe drejtuesve të klubit, pas fitores së djeshme me Tërbunin. Vetë lojtarët kishin planifikuar që në rast fitoreje do të mblidheshin së bashku për një darkë festive. Dhe, kur autobuzi po i drejtohej hyrjes së qytetit, ata kanë “zbuluar” planin e tyre, që ia kanë bërë të ditur edhe trajnerit Cungu e stafit të tij.
Futbollistët kishin prenotuar një lokal, rrugës së Shirokës, për të qenë të gjithë së bashku dhe i kanë kërkuar edhe stafit të bashkohet me ta. Natyrisht, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, madje vetë trajneri shpeshherë ka kërkuar kolektivitet brenda skuadrës, sepse vetëm kështu mund t’ia dalin për të arritur objektivin. Gjatë darkës, me ekipin është bashkuar edhe administratori Gjyrezi, si dhe drejtori sportiv, Grima.
Të gjithë së bashku kanë kaluar rreth dy orë, para se të shpërndahen në banesat e tyre dhe të nisin nga dita e sotme përgatitjet për ndeshjen shumë të rëndësishme të së dielës me Tiranën. Natyrisht, darka e mbrëmshme është një tregues që te Vllaznia gjërat shkojnë mirë, ka harmoni dhe entuziasëm, çka pritet të reflektohet edhe në ndeshjet e ardhshme.
Vllaznia e feston me një darkë kolektive fitoren në Pukë