Skuadra shkodrane sot do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore para se të niset drejt Pukës, për të zhvilluar ndeshjen e radhës, atë ndaj Tërbunit vendas. Sigurisht që atmosfera në kampin kuqeblu nuk është e mirë, pas humbjes së fundit me Kukësin por trajneri Cungu, në analizën që ka zhvilluar dje me ekipin, është munduar t’i ngrejë futbollistët nga ana psikologjike, sepse takimi i radhës është në prag. Dhe kuptohet që konsiderohet shumë i vështirë.
Tërbuni, në dy ndeshjet e fundit, me barazimet e marra ndaj Partizanit, por edhe ndaj Flamurtarit, ka treguar se nuk ka hequr dorë ende nga qëndrimi në Superligë. Për këtë arsye, te Vllaznia i është bërë një vlerësim maksimal kësaj ndeshjeje. Sa u takon mungesave, vetëm mbrojtësi Pjeshka është i sigurtë që do të mungojë për shkak të plotësimit të numrit tre të kartonave të verdhë, ndërkohë që nuk ka asnjë tjetër të skualifikuar.
Problem mbetet vetëm gjendja e mesfushorit Krymi, i cili vazhdon të zhvillojë terapi për muskujt e barkut, por ende nuk dihet nëse do jetë në fushë nesër apo jo. Shkodranëve u duhet patjetër fitorja në këtë takim, për ta përgatitur siç duhet pastaj takimin e fundjavës me Tiranën. Kampionati po shkon drejt fundit dhe gara po vështirësohet jo pak e për këtë arsye sigurisht që duhen grumbulluar sa më shumë pikë. Prandaj dhe nesër në “Ismail Xhemali”, Vllaznisë nuk i bën punë as barazimi.
Vllaznia, vetëm Pjeshka mungon nesër ndaj Tërbunit
Tërbuni, në dy ndeshjet e fundit, me barazimet e marra ndaj Partizanit, por edhe ndaj Flamurtarit, ka treguar se nuk ka hequr dorë ende nga qëndrimi në Superligë. Sa u takon mungesave, vetëm mbrojtësi Pjeshka është i sigurtë që do të mungojë për shkak të plotësimit të numrit tre të kartonave të verdhë.