Gjendja shëndetësore e futbollistit Erdenis Gurishta ditën e djeshme ka qenë shumë e mirë, krahasuar me dy ditët e kaluara dhe ky natyrisht që është një lajm i mirë për të gjithë.
Lojtari, i cili u dëmtua në kokë në ndeshjen ndaj Laçit, e ka lënë pas situatën kritike ku ndodhej dhe shumë shpejt do t’i kthehet normalitetit.gurishta Ky është lajmi që kanë dhënë mjekët, por ndërkohë për t’iu gjendur pranë atij, mbrëmjen e së dielës kanë qenë të pranishëm në ambientet e spitalit rajonal të Shkodrës edhe drejtues të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, pikërisht sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku dhe shefi e sektorit të garave, Lysien Nurishmi.
Ata kanë takuar drejtuesit e Vllaznisë, mjekët që janë marrë me mjekimin e futbollistit që përveçse pjesë e ekipit shkodran është edhe anëtar i kombëtares Shpresa, por edhe vetë lojtarin në sallën e reanimacionit. Sensibilizimi i të gjithë opinionit sportiv shqiptar dhe më gjerë sigurisht që ishte diçka shumë pozitive, megjithatë e rëndësishme është që gjendja e futbollistit Erdenis Gurishta tashmë është shumë më e mirë.

Komentet