Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar sot se ka ndryshuar orari i zhvillimit të ndeshjes Vllaznia-Laçi. Ajo nuk do të nisë në orën 14:00, siç ishte thënë më parë, por 30 minuta më shpejt, pra në 13:30. Ky është lajmërimi që ka bërë vetë klubi shkodran përmes faqes zyrtare. Natyrisht, ai ka lajmëruar edhe policinë dhe aktorët e tjerë, që marrin pjesë në organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes. Rëndësia e kësaj sfide në fakt konsiderohet e madhe, sepse ecuria në kampionat tashmë është ndërlikuar dhe ndaj laçianëve duhet fituar patjetër.

Drejtuesit e klubit, ndërkohë, për t’ia plotësuar të gjitha kushtet stafit teknik dhe futbollistëve, kanë vendosur grumbullimin e ekipit që pasditen e së enjtes, në një nga hotelet në periferi të qytetit. Nuk përjashtohet mundësia që për fitoren të ketë sërish shpërblim nga ana e klubit. Përgatitjet, ndërkohë, vazhdojnë me të njëjtin intensitet, pavarësisht se problemi kryesor vazhdon të mbetet dëmtimi i disa lojtarëve, çka ka vënë në dilemë edhe trajnerin Cungu për ndërtimin e formacionit.

 

Komentet