Ndryshe nga lajmet që mund të kenë qarkulluar dy ditët e fundit në media, e vërteta është se në stadiumin “Loro Boriçi” punimet vazhdojnë. Madje ditën e sotme është parë se ka filluar vendosja e stolave në tribunën përkarshi. Një lajm i mirë ky që tregon se firma ndërtuese e stadiumit ka hallin të mbarojë shumicën e punimeve deri në fund të marsit, në mënyrë që aty të luhet miqësorja e parë e kombëtares sonë.
Por lajmi bëhet edhe më i mirë për tifozët shkodranë, kur mëson se karriget plastike do të kenë ngjyrat e kuqe dhe blu, pra ngjyrat tradicionale të Vllaznisë. Normalisht që nisja e shirave tashmë do të pengojë disi ritmin e punimeve, megjithatë shumë shpejt pritet që ky proces i vendosjes së karrigeve të përfundojë. Por, përveç tyre, puna po ecën me ritme të kënaqshme sidomos në tribunën qendrore, e cila duhet të përfundojë medoemos deri në fund të muajit të ardhshëm.
Realiteti është se me nisjen e vendosjes së fasadave të xhamit, kjo tribunë ka filluar të marrë formë. Fotot e sotme, të bëra në këtë stadium, tregojnë më së miri se ritmi i punimeve nuk ka ndërmend të ndalet dhe nuk bëhet fjalë për mungesë fondesh. E rëndësishme është që ndërtimi të përfundojë sa më shpejt dhe punimet të bëhen me cilësinë e duhur.
telesport.al ©
Loro Boriçi po merr formë, nis edhe vendosja e stolave kuq e blu (fotot)
Një lajm i mirë ky që tregon se firma ndërtuese e stadiumit ka hallin të mbarojë shumicën e punimeve deri në fund të marsit, në mënyrë që aty të luhet miqësorja e parë e kombëtares sonë. Fotot e sotme, të bëra në këtë stadium, tregojnë më së miri se ritmi i punimeve nuk ka ndërmend të ndalet dhe nuk bëhet fjalë për mungesë fondesh.