Përveç dy mungesave të sigurta, të Sefës dhe Krymit, në dyshim për të luajtur apo jo në Durrës ka qenë edhe mbrojtësi beratas i Vllaznisë, Polizoi Arbri. Ai ka disa kohë që ndien shqetësime në gjurin e djathtë, por me kujdesin e stafit mjekësor ia ka dalë here pas here të rikuperohet dhe të vazhdojë të luajë. Edhe pas ndeshjes me Skënderbeun ka ndier shqetësime, për rrjedhojë në tri ditët e fundit lojtari ka bërë stërvitje të lehtë.
Vetë stafi mjekësor nuk ka dashur të ngutet me këtë lojtar dhe për këtë arsye, në bashkëpunim edhe me teknikët, kanë vendosur që të mos e fusin me grupin. Kështu ka vepruar edhe në seancën e sotme. Tashmë pritet të shihet gjendja e tij në seancën e nesërme, që është e fundit para takimit me Teutën. Me shumë mundësi, 27-vjeçari do të jetë në fushë ndaj durrsakëve dhe kjo natyrisht që do ta ngrohte trajnerin Cungu.
Këtij të fundit i është dashur të riparojë jo pak në mesfushë, nga mungesa e dy lojtarëve të tjerë, dhe nëse do të mungonte edhe Arbri, do të kishte më shumë probleme. Gjithsesi, numri 1 i pankinës shkodrane po merr edhe masat në rast mungese të tij. Të gatshëm janë dy futbollistët 20-vjeçarë, Pjeshka dhe Gurishta. Njëri prej tyre do të ishte në fushë, në mungesë të beratasit. Sidoqoftë, të gjitha gjasat janë që Polizoi Arbri të jetë nga minuta e parë në fushë.
telesport.al ©
Vllaznia e shqetësuar, Polizoi Arbri në dyshim për Teutën
Gjithsesi, numri 1 i pankinës shkodrane po merr edhe masat në rast mungese të tij. Të gatshëm janë dy futbollistët 20-vjeçarë, Pjeshka dhe Gurishta. Njëri prej tyre do të ishte në fushë, në mungesë të beratasit. Sidoqoftë, të gjitha gjasat janë që Polizoi Arbri të jetë nga minuta e parë në fushë.
Komentet