Një tjetër futbollist për provë mbërrin te skuadra e Vllaznisë. Ai është mesfushori me origjinë shqiptare, i lindur në Suedi dhe me kombësi maqedonase, Eduard Zhuta. Nga të dhënat e para që merren vesh për të, mësojmë se ky futbollist është 21 vjeç dhe luan si mesfushor qendre. Lojtari ka ardhur nga Suedia, vendi ku jeton bashkë me familjen e tij dhe kohët e fundit ka qenë pjesë e ekipit Vasteras. Megjithatë, në karrierën e tij ky lojtar ka provuar të luajë edhe me ekipet kombëtare U-19 dhe U-21 të Maqedonisë.



Eduard Zhuta është futbollisti 21-vjeçar që nisi sot provën te Vllaznia. Zhuta ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore me kuqeblutë dhe ka rënë në sy për zhdërvjelltësinë e tij në lojën me top dhe teknikën e lartë që zotëronte. Megjithatë, ende nuk dihet nëse do ta kalojë provën e Cungut, apo jo dhe për këtë arsye, ai me siguri do të qëndrojë edhe një apo dy ditë në provë. Eduardi ndërkohë vjen nga një familje sportive, sepse edhe i vëllai i tij, Leonardi është futbollist. Madje edhe më cilësor. Ai në verën e vitit që shkoi ka firmosur për ekipin e Rijekës duke qenë kështu shok skuadre me dy futbollistët shqiptarë, Balaj e Roshi. Njëkohësisht Leonard Zhuta është edhe pjesë e kombëtares maqedonase me të cilën ka zhvilluar deri tani 5 ndeshje zyrtare. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me Eduardin, që ka ardhur me idenë për të bindur drejtuesit e Vllaznisë dhe për të firmosur me ta.

telesport.al ©