Burime nga stafi mjekësor bëjnë të ditur për “Sport Ekspres” se nga mënyra e ndërhyrjes së malazezit pasojat e dëmtimit mund të kishin edhe shumë më të mëdha, por për momentin duket se me një terapi intensive situata e Markut pritet të përmirësohet në ditët në vazhdim. Megjithatë, për këtë pritet edhe përgjigja e një grafie të këmbës së majtë që nga sa bëhet e ditur do të bëhet paraditen e së mërkurës për të vërtetuar saktësisht shkallën e dëmtimit. Ndërkohë, për pjesën tjetër të skuadrës përsa i përket anës fizike, përpos sulmuesit Çinari i cili që nga periudha e seancave në Shkodër vazhdon të zhvillojë një stërvitje të diferencuar, situata vijon të jenë optimale ku futbollistët po i përgjigjen korrekt marrjes së ngarkesave të dhënë nga stafi teknik.
Sport Ekspres ©
Probleme për Markun e Çinarin, përfundojnë në infermieri.
Ndonëse është vetëm dita e dytë e procesit stërvitor në tokën ulqinake, kanë nisur të dalin në skenë edhe emrat e parë të sektorit të infermierisë. Goditja e parë vjen në repartin e mbrojtjes, ku si pasojë e një ndërhyrje të ashpër të malazezit Cicmil ndaj Markut, ky i fundit ka mbetur i dëmtuar, ku me gjithë ndërhyrjen e stafit mjekësor nuk ka mundur të vijojë më tepër duke e lënë në mes seancën stërvitore.
Komentet