Pas shumë debatesh e akuzash por edhe kërkesë llogarie më të madhe e një ftohje publike mes kryetares së bashkisë Voltana Ademi dhe drejtuesve të Vllaznisë vjen edhe ky largim i Kalamishit nga posti i administratorit. Lajmi është bërë zyrtar tashmë. Në vend të Kalamishit do të jetë Astrit Gjyrezi. Gjyrezi do të marrë postin e administratorit të Vllaznisë në këto moment plot peripeci të ndryshme.

Gjyrezi është një emër i njohur në Shkodër kryesisht në fushën e biznesit dhe një activist në radhët e partisë demokratike të Shkodrës. Duke u nisur nga suksesi i tij në menaxhim bordi i Vllaznisë i ka besuar postin e administratorit. Nga mbledhja e zhvilluar nga bordi i klubit kuqeblu mësohet se është marrë vendim që shumë shpejt të paguhen edhe pagat e prapambetura për futbollistët në mënyrë që ti rikthehen stërvitjes duke qenë se kanë nisur bojkotin për shkak se kanë dy muaj pa u paguar. Pas një periudhë të gjatë mes shumë dilemash gjërat duket se po marrin rrugën e duhur tek Vllaznia. Kalamishi edhe më përpara ka deklaruar gjatë vitit të kaluar se dorëhiqet nëse është i padëshirueshëm dhe tashmë këtë gjë e ka bërë realitet. Ajo që mbetet për tu parë është se cfarë do të bëhet me drejtorin sportive Armir Grima, nëse do të vijojë të jetë në atë post apo do të dorëhiqet sic edhe ka shprehur gatishmërinë e tij.

Start Plus TV ©