Vllaznia merr nje pike me shume vlera kunder Tiranes. Për të tretën sfidë radhazi në "Selman Stërmasi", bardheblutë nuk arrijnë të marrin një fitore. Një pikë që i bën shumë punë shkodranëve, por penalizon jo pak Tiranën, e cila në rast se do të merrte tri pikët do të shkonte e 3-ta në renditje, duke parë se Kukësi dhe Teuta, u ndalën po ashtu në ndeshjet e tyre. Një takim i cili pati një interes të ulët në krahasim me ndeshjet paraardhëse të Tiranës, kurse interesimi i tifozeve shkoran ishte i madh. Ne kete ndeshje ishin te pranishem edhe anetaret e tifo-grupit Vllaznit Ultras te cilet kishin edhe 10 vjetorin e thmelimit.
Per kete arsye lojtaret e Vllaznise dolen ne fushen e lojes me fanelat e tifo-grupit.
PJESA E PARË– Tirana e nis mirë, në sulm dhe me shumë lojtarë në gjysmëfushën e Vllaznisë, e cila nga ana e saj pret e qetë dhe mendon vetëm për ndonjë kundërsulm. Sinjalin e parë për bardheblutë e jep Gilman Lika me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, pas pasimit të marrë nga Bakaj, por topi shkon pak mbi tra. Kryeqytetasit shfrytëzojnë shpejtësinë e Kërçikut dhe Hoxhallarit nga krahët, ndërsa krosimet e tyre janë të sakta, por në të dyja tentativat e Likës, Dragojeviç është i saktë. Edhe gjuajtja e Karabecit në të 23-ën minutë shkon jashtë. Tirana shpërdoron shumë, ndërsa Vllaznia mbrohet, por nuk shpërqendrohet. Rasti më i mirë për vendasit vjen në minutën e 41-të. Krosimi i Hoxhallarit gjen të lirë Likën, që gjuan nga pak metra larg portës, por topi përplaset në trupin e Dragojeviç. Shkodrani është i pafat, ndërsa portieri i Vllaznisë merr duartrokitjet e tifozëve kuqeblu. Pjesa e parë mbyllet me një gol të shënuar nga Smajli, edhe pse në fund anulohet për një faull të shkaktuar më parë në dëm të portierit Dragojeviç.
PJESA E DYTË– Nis me një rast të mirë të Vllaznisë, por Shtubina gjuan keq në të 53-ën minutë, edhe pse në një pozicion të volitshëm për të shënuar. Minutat kalojnë dhe Tirana tashmë vuan mungesën e golit. Nga ana tjetër, Vllaznia mban me shumë grintë një rezultat që do të jetë shumë i nevojshëm për vijimësinë. Rastet janë të pakta nga të dyja kampet, ndërsa të dy trajnerët bëjnë lëvizjet e tyre respektive. Por asgjë nuk ndryshon. Rasti më i mirë për të zhbllokuar takimin vjen në minutën e 3-të shtesë. Bakaj përfiton nga një pasiguri e mbrojtjes së Vllaznisë, gjuan me të djathtën, por topi prek shtyllën dhe përfundon jashtë. I pafat sulmuesi i bardhebluve, ndërsa “klasikja” e futbollit shqiptar përfundon pa gola. Festojnë shkodranët, dëshpërohen kryeqytetasit.
Tirana – Vllaznia 0-0
Tirana: Ed. Bakaj, Smajli, Teqja, Karan, Hoxhallari, Kërçiku, Muça, Karabeci, Lika, Fukui, El. Bakaj. Trajner: Ilir Daja
Vllaznia: Dragojeviç, Gurishta, Cicmil, Pjeshka, Marku, Haxhibuliç, Bardulla, Sefa, Shtubina, Çinari, Kalaja. Trajner: Armir Grima