Dështimet në merkato i kanë detyruar drejtuesit e klubit “Vllaznia” të ndërhyjnë për largimin e disa prej futbollistëve, përpara përfundimit të kontratës. Kështu, dy futbollistët e parë të larguar kanë qenë kosovarët Adnan Haxhaj dhe Kreshnik Lushtaku. Të dy këta futbollistë kishin kohë që kishin humbur vendin në formacion, duke mos qenë në planet e stafit teknik prej disa javësh. Këta futbollistë, madje, në takimet e fundit, nuk kanë qenë as në 18-she.
Kjo ka bërë që palët të ulen në bisedime dhe të arrijnë një marrëveshje për t’i zgjidhur para kohe kontratat. Edhe Haxhaj e Lushtaku kanë qenë dakord për ndërprerjen e kontratave dhe për këtë arsye kanë pranuar të largohen nga Vllaznia. Ata kanë firmosur bashkë me administratorin Kalamishi dhe marrëveshjet përkatëse. Pasi janë likujduar në bankë për detyrimet e deritanishme, janë nisur drejt Kosovës pranë familjeve të tyre. Haxhaj erdhi nga Prishtina, duke qenë një shpresë e madhe për mbrojtjen dhe trajneri Zmijani kishte besim tek ai, megjithatë me kalimin e javëve jo vetëm humbi formacionin, por përfundoi edhe tek ekipi B.
E njëjta situatë edhe për mesfushorin 20-vjeçar, Lushtaku, me të cilin qe firmosur një kontratë dyvjeçare, duke e konsideruar një futbollist me të ardhme, por në fakt, deri më tani, ka luajtur shumë pak dhe nisur nga kjo është parë e arsyeshme që të vendoset edhe për largimin e tij. Largimet e Haxhajt dhe Lushtakut mund të jenë të parat për Vllazninë, sepse në ditët e ardhshme nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe të tjera largime të lojtarëve, që nuk kanë justifikuar me blerjen e tyre nga kuqeblutë.
Vllaznia nis largimet, të parët janë kosovarët Haxhaj e Lushtaku
Edhe Haxhaj e Lushtaku kanë qenë dakord për ndërprerjen e kontratave dhe për këtë arsye kanë pranuar të largohen nga Vllaznia. Ata kanë firmosur bashkë me administratorin Kalamishi dhe marrëveshjet përkatëse. Pasi janë likujduar në bankë për detyrimet e deritanishme, janë nisur drejt Kosovës pranë familjeve të tyre. Largimet e Haxhajt dhe Lushtakut mund të jenë të parat për Vllazninë, sepse në ditët e ardhshme nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe të tjera largime të lojtarëve, që nuk kanë justifikuar me blerjen e tyre nga kuqeblutë.