Java e 13-të e kampionatit ka hapur edhe më shumë garën për mbijetesë mes skuadrave që renditen në fundin e klasifikimit. Një garë që tashmë përfshin plot katër ekipe, teksa është përfshirë mes klubeve të riskuara , veç Tërbunit, Vllaznisë e Bylisit, edhe Flamurtari. Fitorja e thellë e Vllaznisë në shifrat 4-0 ndaj Flamurtarit ka ngritur më në fund shkodranët nga fundi i klasifikimit, që tashmë mbahet nga Tërbuni, pas disfatës së këtij të fundit në shtëpi ndaj Teutës, me rezultatin 0-1.
Teuta ndërkohë ruan ritmin e saj mes kryesuesve duke hipotekuar vendin e tretë të klasifikimit. Sikurse nga Vllaznia, ka mbërritur gjithashtu një sinjal pozitiv edhe nga skuadra e Bylisit, e cila ka fituar në shtëpi me rezultatin 1-0 ndaj Laçit, për tu ngjitur në vend të tetë, në kuotën e 9 pikëve, vetëm 1 pikë më pak se Flamurtari i vendit të shtatë.
Vllaznia-Flamurtari 4-0
Shënues: Cicmil 18’, Çinari 31’ 81’, Sefa, 66’
Vllaznia: Dragojeviç, Arbri, Cicmil, Pjeshka, Marku, Krymi, Bardulla, Shtubina, Sefa, Çinari, Kalaja.
Trajner: Armir Grima
Flamurtari: Halilaj, Qejvani, Zeqaj, Pashaj, Gjinaj, Kuqi, Lena, Bregu (Sadushi 70’), Maxhuni, Beqaj, Greca.
Trajner: Gentian Mezani
Gjyqtarë: A. Koçi, F. Lama, E. Velo
telesport.al ©
Fitorja e Vllaznisë dhe Bylisit, zgjerojnë garën për mbijetësë
Tashmë janë katër skuadrat që garojnë në fundin e klasifikimit, teksa, Tërbunit, Vllaznisë dhe Bylisit i shtohet edhe Flamurtari Distanca nga vendi i fundit ku qëndrojnë pukianët, deri te vendi i shtatë që mbahet nga vlonjatët është vetëm tre pikë