Pas gati 7 muajsh, Vllaznia rikthehet të luajë një ndeshje kampionati në shtëpi, ndonëse kësaj here jo më në “Loro Boriçi”, por në fushën sportive “Reshit Rusi”. Një fakt ky padiskutim në favor të ekipit shkodran, i cili aktualisht renditet i parafundit, por kjo nuk mjafton që Vllaznia të fitojë ndeshjen. Futbollistët dhe stafi teknik i saj e kanë të qartë këtë gjë dhe kuptohet që po përgatiten për ta fituar ndeshjen në fushën e lojës dhe jo me deklarata në media. Megjithatë shumë i rëndësishëm është fakti që kjo ndeshje do të luhet në Shkodër dhe këtë e ka pranuar në prononcimin e sotëm për mediat edhe edhe zëvendëstrajneri i Vllaznisë Ervis Kraja, që u ka bërë njëkohësisht thirrje tifozëve të jenë korrekt në ndjekjen e ndeshjes.
“Zhvillimi ie ndeshjes në fushën “Reshit Rusi” sigurisht që është një lajm i mirë për ne sepse do të kemi pranë edhe tifozët tanë, megjithatë gjej rastin t’u bëj thirrje atyre të jenë sa më korrekt në mbështetjen që do na japin sepse do të jetë një ndeshje prove për ne. Nëse e kalojmë me sukses, do të luajmë sërish këtu. Në rast të kundërt, do të na duhet të gjejmë sërish stadium jashtë Shkodrës për të luajtur”, bëri thirrje Kraja.
Vllaznia megjithatë ai ka premtuar se skuadra do të bëjë maksimumin për të fituar këtë takim. “Luajmë në Shkodër megjithatë ne e kemi të qartë se kjo nuk mjafton për ta fituar ndeshjen. Ne duhet të luftojmë për ta fituar këtë ndeshje, pavarësisht se kemi edhe 2-3 mungesa në formacion. Megjithatë, jemi duke bërë më të mirën në stërvitje dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv. Lojtarët e stolit të cilët deri tani nuk kanë gjetur hapësirat e duhura në formacion, do të kenë mundësi të tregojnë vlerat e veta”, u shpreh zëvendëstrajneri i Vllaznisë.
Deklarata e Krajës ka vijuar edhe më tej, teksa ka folur edhe më shumë në detaje: “Mungesa e Sozës në fakt ndikon shumë tek ne sepse ai është pika e referimit në sul. Ende nuk e kemi vendosur se kush do të luajë në vend të tij por me shumë mundësi do të jetë Paviçeviç nga minuta e parë në fushë”- përfundoi Kraja.
telesport.al
Kraja: Kemi mungesa, por me tifozët, e mundim Teutën
Zëvendëstrajneri i skuadrës së Vllaznisë e konsideron një avantazh faktin që ekipi rikthehet të luajë në “shtëpi” “Zhvillimi ie ndeshjes në fushën "Reshit Rusi" sigurisht që është një lajm i mirë për ne sepse do të kemi pranë edhe tifozët tanë”
Komentet