Probleme të shumta për stafin teknik të Vllaznisë në pragndeshjen me Teutën. Ndonëse konsiderohet një sfidë shumë e rëndësishme, ku patjetër duhet kërkuar fitorja, kuqeblutë nuk do të kenë një përbërje të plotë për të. Janë disa nga titullarët e tij, që kanë shqetësime dëmtimesh dhe, për këtë arsye, pritet të mungojnë në ndeshjen me durrsakët. Të sigurtë për këtë, deri më tani, janë dy prej tyre: sulmuesi Soza dhe mesfushori Krymi.
I pari ka një problem muskular në kofshën e djathtë dhe mjekët i kanë rekomanduar pushim për disa ditë, ndërkohë që i dyti ka ndier shqetësime në muskujt e barkut. Trajneri Grima duhet t’i bëjë planet pa ato për takimin e rradhës. Por, nëse për mesfushorin Krymi mund të gjendet zëvendësuesi, ende nuk dihet se kush do të luajë në sulm në vend të Sozës. Alternativat janë dy, malazezi Paviçeviç, ose paraguajani Martinez. Asnjëri prej tyre nuk ka bindur plotësisht deri më tani, por përderisa nuk ka zgjedhje tjetër, njëri do jetë në fushë. Ndoshta edhe për të treguar veten dhe për të ndryshuar pozitat në skuadër për të ardhmen.
Por “hallet” e kuqebluve nuk mbarojnë këtu. Mbrojtësi i djathtë, Polizoi Arbri, që mungoi edhe në Korçë, në ndeshjen e kaluar, duket se ende nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin që ka patur dhe është në pikëpyetje, nëse do të luajë ndaj Teutës. Në dyshim është edhe mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj, i cili ka edhe problem dëmtimi. Nëse edhe këta dy të fundit nuk bëhen për të luajtur, kuptohet që do të jetë një problem shumë i madh për stafin teknik, sepse alternativat në dispozicion nuk janë të shumta. Mbetet për t’u parë sesi do ta zgjidhin drejtuesit teknikë për këtë ndeshjen ndërtimin e formacionit.
Vllaznia, Soza dhe Krymi janë mungesa të sigurta
Mbrojtësi i djathtë, Polizoi Arbri, që mungoi edhe në Korçë, në ndeshjen e kaluar, duket se ende nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin që ka patur dhe është në pikëpyetje, nëse do të luajë ndaj Teutës. Në dyshim është edhe mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj, i cili ka edhe problem dëmtimi. Të sigurtë për këtë, deri më tani, janë dy prej tyre: sulmuesi Soza dhe mesfushori Krymi. I pari ka një problem muskular në kofshën e djathtë dhe mjekët i kanë rekomanduar pushim për disa ditë, ndërkohë që i dyti ka ndier shqetësime në muskujt e barkut. Trajneri Grima duhet t'i bëjë planet pa ato për takimin e rradhës.