Ndonëse ende nuk ka një prononcim zyrtar, ka gjasa që kjo ndeshje të luhet në fushën sportive “Reshit Rusi”. Të paktën këto janë zërat që qarkullojnë në ambientet pranë klubit shkodran. Rëndësia e ndeshjes me Teutën është e madhe, sepse duhet fituar patjetër dhe për këtë të gjithë futbollistët duhet të jenë të gatshëm për trajnerin Grima. Kampionati kombëtar i futbollit të Superligës është ndërprerë këtë javë për shkak të ndeshjes miqësore që Kombëtarja jonë do të zhvillojë këtë të premte në Kosovë ndaj kombëtares vendase. Për këtë arsye, ndeshjet e javës së 11-të janë shtyrë për të mërkurën e ardhshme. Takimi Vllaznia-Teuta është planifikuar të luhet në orën 14:00 të kësaj dite, por ende nuk është përcaktuar fusha se ku do të luhet. Ndonëse ende nuk ka një prononcim zyrtar, ka gjasa që kjo ndeshje të luhet në fushën sportive “Reshit Rusi”. Të paktën këto janë zërat që qarkullojnë në ambientet pranë klubit shkodran, por edhe në radhët e tifozërisë, megjithatë duhet pritur vendimi përfundimtar i Federatës Shqiptare të Futbollit për këtë çështje.
Në ditët në vijim nuk përjashtohet munëdësia që ky institucion të dërgojë në Shkodër një tjetër grup inspektimi për të parë edhe njëherë kushtet e kësaj fushe dhe për të vendosur nëse mund të luhet apo jo. Në fakt, në këtë fushë janë luajtur dy ndeshjet e Kupës së Shqipërisë të Vllaznisë, ndaj Pogradecit dhe Adës, dhe nuk ka patur as më të voglin problem. Po luan Ada ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe gjithçka është OK, prandaj dhe nuk ka arsye pse të mos zhvillohen edhe ndeshjet e Superligës aty, megjithatë është një çështje që do të marrë përgjigje shumë shpejt.
Nga ana tjetër, skuadra ka vijuar me përgatitjet për ndeshjen me durrsakët, madje edhe sot janë zhvilluar dy seanca. Kjo periudhë e ndërprerjes së kampionatit është duke u shfrytëzuar ndërkohë nga stafi i Vllaznisë për rikuperimin e disa prej futbollistëve të dëmtuar. Siç dihet, të pamundur për të luajtur kanë qenë Arbri, Pjeshka e Kdouh. Stafi mjekësor është duke punuar me shumë kujdes me këta futbollistë për t’i riaftësuar në kohën e duhur.
Kuptohet, rëndësia e ndeshjes me Teutën është e madhe, sepse duhet fituar patjetër dhe për këtë të gjithë futbollistët duhet të jenë të gatshëm për trajnerin Grima, i cili ndonëse u bën thirrje drejtuesve të klubit për emërimin e një trajneri tjetër, ai vazhdon të mbajë këtë post dhe me shumë mundësi do të jetë sërish edhe për disa kohë aty derisa të sqarohen shumë gjëra sa i përket drejtimit të klubit.
telesport.al
Vllaznia-Teuta, shpresa për të luajtur në "Reshit Rusi"?!
Ndonëse ende nuk ka një prononcim zyrtar, ka gjasa që kjo ndeshje të luhet në fushën sportive “Reshit Rusi”. Të paktën këto janë zërat që qarkullojnë në ambientet pranë klubit shkodran. Rëndësia e ndeshjes me Teutën është e madhe, sepse duhet fituar patjetër dhe për këtë të gjithë futbollistët duhet të jenë të gatshëm për trajnerin Grima.
Komentet