Një lajm jo i mirë për ekipin e Vllaznisë. Sulmuesi kryesor i kësaj skuadre, uruguajani Sebastian Soza Sanchez, ditën e djeshme ka ndjerë shqetësime dhe për këtë arsye, ditën e sotme ka zhvilluar një stërvitje të diferencuar dhe ka qenë vazhdimisht nën kujdesin e mjekëve. Lajmin për këtë shqetësim që ka ndjerë, Soza e ka bërë të ditur edhe për “telesport.al”, kur ka thënë:“Po, është e vërtetë që në stërvitjen e djeshme kam ndjerë një shqetësim në kofshën e këmbës së djathtë. Më duket se është një kontraktim i muskulit megjithatë bashkë me mjekët do të mundohemi ta kalojmë sa më shpejt këtë problem dhe të jem i gatshëm për skuadrën”.
Kuptohet që ky lojtar ashtu si edhe sezonin e kaluar, edhe sivjet konsiderohet pika më e fortë e Vllaznisë në sulm. Stafi teknik i kuqebluve, por edhe ai mjekësor shpreson që problemi muskular i uruguajanit 21 vjeçar të mos jetë i njëjti me atë që ka patur pak kohë më parë dhe prej të cilit qëndroi disa muaj pa luajtur. kjo do të ishte fatale për ekipin shkodran, sepse ai sapo ka ardhur në formën e tij të mirë, madje po i shërben shumë edhe skuadrën në manovrën sulmuese. Deri më tani ka arritur të shënojë tre gola, pikërisht në takimet kundër Tërbunit, Bylisit dhe Skënderbeut.
ra, tre gola në 4 ndeshjet e fundit, çka tregon se sulmuesi po kalon një formë shumë të mirë sportive. Në rast të një mungese të tij në ndeshjet e ardhshme, ky do të ishte një problem i madh për trajnerin Grima. Ata që mund ta zëvendësojnë, si paraguajani Martinez, ashtu edhe libanezi Kdouh, nuk janë duke kaluar një moment të mirë dhe kuptohet që do ta kenë të vështirë t’i shërbejnë skuadrës ashtu si duhet. Mungesa e mundshme e Sozës në këtë mënyrë do krijonte probleme Vllaznisë, por të gjithë shpresojnë që dëmtimi të mos jetë serioz.
telesport.al
Uruguajani Soza alarmon Vllazninë
Stafi teknik i kuqebluve, por edhe ai mjekësor shpreson që problemi muskular i uruguajanit 21 vjeçar të mos jetë i njëjti me atë që ka patur pak kohë më parë dhe prej të cilit qëndroi disa muaj pa luajtur Tre gola në 4 ndeshjet e fundit tregon se sulmuesi po kalon një formë shumë të mirë sportive. Në rast të një mungese të tij në ndeshjet e ardhshme, do të ishte një problem i madh për trajnerin Grima
Komentet