Mollë sherri u bë në këshill edhe pika për dorëheqjen e anëtarëve të këshillit mbikqyrës dhe votimi i emrave pasues. 10 ishin propozimet nga 2 kampet, 5 nga e majta që ishin: Fatmir Paçrami, Oltion Luli, Entri Çaku, Jetmir Jahja dhe Edmond Ndou, ndërsa nga e djathta u propozuan: Shpetim Quku, Mark Laloshi, Admir Teli, Benjamin Nako dhe Sytki Muça. Votimi final shpalli fitues vetëm 3 emra që morën shumicën nga kuorumi, Quku, Laloshi dhe Teli. Të djathtit kërkuan rivijim të raundit të dytë me emrat që nuk morën shumicën, por kjo u kundërshtua nga aleatët e vegjël që kërkuan propozime të reja. Edhe e majta nuk pranoi këtë votim duke e bojkotuar dhe në fund votimi vetëm nga këshilltarët e PD dështoi pasi kishte pjesmarrje minimale.
Tashmë zgjidhja mbetët në mbledhjen e ardhshme kur edhe do të plotësohet këshilli mbikqyrës i Vllaznisë.
Komentet