Udhëtimi të shtunën drejt Ballshit brenda dite për të luajtur ndeshjen e radhës me Bylisin, bëri bujë në media, por edhe në opinionin sportiv. Nuk i kishte ndodhur prej vitesh një gjë e tillë kësaj skuadre me shumë emër në futbollin shqiptar, por i ndodh tani në vitin 2015, megjithatë, duket një situatë momentale, ngaqë ende nuk i është lëvruar fondi nga ana e Bashkisë Shkodër. Por nëse kaloi Ballshi, problemi tashmë ka dalë për ndeshjen e radhës me Skënderbeun.
Drejtuesit e klubit kanë biseduar me stafin teknik dhe i kanë komunikuar faktin që edhe drejt Korçës me shumë të ngjarë udhëtimi do të bëhet brenda ditës. Por planet janë prishur, ngaqë pikërisht sot është marrë vesh nga FSHF-ja se ndeshja Skënderbeu-Vllaznia do të luhet ditën e diel, në orën 13:00. Ky është një orar shumë i papërshtatshëm, sepse i bie që ekipi shkodran të niset nga qyteti i tij në orën 5:00 të mëngjesit!
Megjithatë, ka dy zgjidhje: e para, që t’i kërkohet mirëkuptimi federatës, por edhe klubit Skënderbeu, që ndeshja të spostohet për në orën 17:00, në mënyrë që të ketë kohë për udhëtimin brenda ditës të ekipit të Vllaznisë. Dhe e dyta, të gjendet sërish ndonjë fond borxh për të mundësuar edhe këtë transfertë një ditë përpara ndeshjes. Se çfarë do të ndodhë, këtë ende askush nuk e di. Futbollistët nga ana psikologjike janë të rënduar dhe kjo padyshim që ka ndikimin e vet edhe në rezultatet e skuadrës.
telesport.al
Në Korçë, Vllaznia udhëtim brenda ditës?!
Drejtuesit e klubit kanë biseduar me stafin teknik dhe i kanë komunikuar faktin që edhe drejt Korçës me shumë të ngjarë udhëtimi do të bëhet brenda ditës Ka dy zgjidhje: e para, që t'i kërkohet mirëkuptimi federatës, por edhe klubit Skënderbeu, që ndeshja të spostohet për në orën 17:00, dhe e dyta, të gjendet sërish ndonjë fond borxh për të mundësuar edhe këtë transfertë një ditë përpara ndeshjes