Sikur të mos mjaftonin problemet e krijuara nga mungesa për arsye kartonësh e mbrojtësit Cicmil dhe mesfushorit Krymi apo dhe problemet shëndetësore të disa futbollistëve të tjerë, në seancën e sotme ka shfaqur probleme edhe mesfushori Jetmir Sefa. Ai nuk ka arritur ta mbyllë deri në fund stërvitjen, sepse ka ndjerë shqetësime si rrjedhojë e temperaturës së lartë që e ka kapur. Në fakt, ky lojtar ka disa ditë që është duke shfaqur probleme. Edhe në takimin e fundit me Tiranën nuk ka qenë në gjendjen e tij më të mirë shëndetësore, madje para nisjes së tij mësohet se ka patur edhe të vjella.
Megjithatë, duke u konsideruar si një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën, është sakrifikuar nga stafi dhe ka qenë në fushë deri në minutat e para të pjesës së dytë kur është zëvendësuar, por kuptohet pa dhënë më të mirën e tij. Kjo gjendje gripale mesa duket vazhdon ta shqetësojë sërish deri më sot dhe prandaj nuk ka arritur as ta çojë deri në fund stërvitjen e radhës. Në rrethana të tilla, natyrisht që duhet pritur deri të shtunën për të parë sesi do të shkojë gjendja e tij dhe nëse do të jetë në gjendje për të luajtur apo jo.
Nëse nuk luan, kuptohet që do të jetë një problem i madh sepse edhe me mungesën e Krymit dhe me dëmtimin e Kapaklijës apo dhe gjendjen jo të mirë shëndetësore edhe të Ahmetit, gjërat për stafin teknik në qendrën e mesit të fushës vështirësohen shumë. Megjithatë, duhet pritur deri të shtunën për të parë nëse Sefa do të luajë apo jo.
telesport.al
Vllaznia, edhe Sefa në dyshim ndaj Bylisit
Ai nuk ka arritur ta mbyllë deri në fund stërvitjen, sepse ka ndjerë shqetësime si rrjedhojë e temperaturës së lartë që e ka kapur. Në fakt, ky lojtar ka disa ditë që është duke shfaqur problem Nëse nuk luan, kuptohet që do të jetë një problem i madh sepse edhe me mungesën e Krymit dhe me dëmtimin e Kapaklijës apo dhe gjendjen jo të mirë shëndetësore edhe të Ahmetit, gjërat për stafin teknik në qendrën e mesit të fushës vështirësohen shumë