Ky vendim ka irrituar edhe trajnerin Armir Grima, i cili ka vendosur të rishikojë pozicionin e tij në klubin ku ai u rrit si futbollist.

"Ajo që ndodhi mbrëmë për mua ishte një turp. Nuk besoj se ndonjëri nga ata e dinë se kush është Vllaznia dhe ishte për të ardhur keq dhe turp se shumëkush prej aty nuk e dinin as sa pikë kishte Vllaznia. Unë e përsëris që Vllaznia do të jetë e futbollit, e atyre që kanë derdhur djersën për futbollin dhe jo e disa njerëzve të papërgjegjshëm të cilët rrinë gjithë ditën në zyra dhe nuk ia kan idenë as se çfarë është futbolli, apo se çfarë do të thotë skuadra për tifozët. Unë po mendoj që të largohem”, deklaroi Grima.

Burime të Top Channel pranë Bashkisë Shkodër bëjnë me dije se çështja në fjalë është shtyrë për mbeldhjen e radhës, pasi Këshilli Bashkiak ende nuk ka një pasqyrë të qartë të shpenzimeve që ka bërë klubi.

Komentet