Për herë të parë pas shumë e shumë kohësh, tifozët shkodranë premtojnë të jenë të shumtë në mbështetje të Vllaznisë. Do të ndodhë kështu pikërisht në ndeshjen e së dielës ndaj Tiranës, e cila do të luhet në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, në orën 13:00. Përgatitjet e tifozëve për këtë ndeshje kanë ditë që kanë nisur dhe pritet që në stadium ata të shpalosin edhe një koreografi të bukur.

Vllaznia vjen në këtë ballafaqim pas një momenti të mirë që po kalon, ndërsa duhet të shfrytëzojë ndonjë problem që ka kundërshtari kohët e fundit. Duke patur pranë edhe tifozët kuqeblutë, futbollistët e saj duket se kanë një garanci të madhe për marrjen e fitores. Tifozët ndërkohë janë duke u marrë me përgatitjet e fundit për ndeshje. Në rrjetet sociale, nga grupimi “Vllaznit Ultras”, po bëhet thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe të atyre që e duan me shpirt Vllazninë.
Po ashtu, lajmërohen të gjithë se nisja drejt Pukës ditën e diel do të bëhet në orën 10:00 në qendër të qytetit të Shkodrës. Pritet që numri i tifozëve shkodranë në “Ismail Xhemali” të jetë mbi 500 këtë herë dhe kjo natyrisht që është diçka pozitive, sepse tashmë të gjitha palët janë duke menduar dhe punuar për të mirën e Vllaznisë, në mënyrë që ajo ta kalojë sa më shpejt momentin e keq dhe të kthehet aty ku i takon.
Per trasferimin e tifozeve drejt Pukes jane vendosur ne dispozicion te pakten 5 autobuze, 1 nga kengetari i njohur Bujar Qamili, 1 tjeter nga Lazer Matija si edhe nje nga kapiteni Shtubina, nderkohe pritet qe edhe Bashkia Shkoder te vendos ne dispozicion 2 autobuze te tjere.

 

Komentet