Tifo grupi i skuadres te Vllaznise, Vllaznit Ultras, kane zhvilluar nje proteste para Bashkise Shkoder per gjendjen e mjeruar ne te cilen ndodhet Vllaznia. Ne kete proteste kane marre pjese me qindra tifoze shkodrane ku kane kerkuar largimin e dyshes Kalamishi-Grima, si edhe ndryshimin e situates tek Vllaznia. Protesta ka filluar ne oren 18:00 ne sheshin para Bashkise Shkoder, dhe ka zgjatur per rreth 1 ore. Tifozet e shumte kane dale me pankarta e parulla kunder drejtimit te Vllaznise dhe ne vecanti kunder dyshes Kalamishi - Grima, te cilet ne keto vite ne krye te ekipit shkodran nuk kane qene te zote te menaxhojne dhe te drejtojne sic duhet Vllaznine. 
Tifozet i kane bere thirrje kryetares te Bashkise Shkoder, njekohesisht edhe presidentja e klubit Vllaznia, qe te nderhyje sa me pare per zgjidhjen e situates tek Vllaznia, fillimisht, duke larguar administratorin Kalamishi si edhe drejtorin sportiv Grima e me pas ne kalimin e klubit Vllaznia ne duart e biznesit
Disa nga paruallat e shpalosura ne proteste ishin :
 Kalamishi: "Ekipi ma i mirë i 10 Viteve të fundit" si edhe  2011-2015 Historia Turpit!
E gjithe protesta eshte zhvilluar pa incidente.
Ne fund te protestet perfaqesuasit e Vllaznit Ultras kane dhene nje deklarate para mediave:

  • Shkarkimi i menjëhershëm i stafit drejtues, për pa aftësi, keqmenaxhim dhe përfitime personale në kurriz të Klubit Vllaznia.
  • Zgjidhje e menjëhershme e situatës në të cilën ndodhet KF. Vllaznia, nëpërmjet gjetjes së një Sponsori apo Presidenti serioz.
  • Vendosja e autobuzave të cilët paguhen nga taksat tona, për Tifozat që duan të ndjekin Vllaznin në transferta.
  • Nderhyrje ne FSHF mbi uljen e ritmit te punimeve ne Stadiumin Loro Boriçi, kerkohet qe rikonstruksioni i stadiumit te perfundoje sa me pare.
  • Liçensimi i menjehershem i fushes sportive Reshit Rusi te Shkodres.

Ne rast se pikat e parashtruara nga tifozet shkodrane, brenda nje jave nuk do te merren parasysh nga Bashkia Shkoder, atehere Vllaznit Ultras do te pershkallzojne protestat" - perfundon deklaraten perfaqesuesi i tifo grupit Vllaznit Ultras.

 

Komentet