Trajneri i Vllaznisë, Luan Zmijani ka dhënë dorëheqjën nga drejtimi i ekipit shkodran sëbashku me stafin e tij. Pas pesë humbjeve radhazi në kampionat, tekniku shkodran ka kërkuar të dorëhqiet nga posti i drejtuesit të kuqebluve.
Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit, ku ka postuar dhe deklaratën e trajnerit. Në deklaratë trajneri shpjegon arsyet e dorëheqjës për shkak të situatës jo të mirë të skuadrës dhe merr përsipër çdo përgjegjësi.
Ja edhe deklarata e plote:
“Të nderuar drejtues të klubit! Të nderuar sportdashës! E ndjej si obligim qytetar dhe njerëzor që sot pas humbjes së pësuar edhe me Laçin dhe duke parë situatën aspak të mirë që po kalon skuadra e Vllaznisë, të ju them se kemi vendosur që bashkë me stafin tim të dorëhiqemi. Natyrisht e ndërmarrim një veprim të tillë jo se s’kishim besim për ndryshimin e situatës por duke menduar se ndoshta e keqja e kësaj ecurie jo të mirë në këto pesë ndeshjet e para jemi ne. Janë të shumta arsyet që na çuan në këtë vendimarrje por ne po marrim përsipër çdo gjë. E rëndësishme është që ata që do të vijnë pas nesh, të jeni ndoshta një ogur i mirë për Vllazninë dhe ndryshimin e gjendjes sepse të gjithëve ne na intereson VLLAZNIA. Në këtë deklaratë dorëheqjeje, do të donim t’u bënim thirrje të gjithë atyre që kanë diçka në dorë t’i qëndrojnë sa më pranë skuadrës në këto momente të vështira. Sepse periudha që ne kemi punuar ka qenë shumë e vështirë. Normalisht, mosarritja e të luajturit në fushën tonë ka qenë një problem shumë i madh, po ashtu edhe disa gjykime kundër. megjithatë, të nderuar miq ne po marrim gjithçka përsipër për të mirën e Vllaznisë. Ju faleminderit për bashkëpunimin!
Me respekt, Luan Zmijani.
Nderkohe sot ne oren 18:00 perballe Bashkise Shkoder, pritet te mbahet nje proteste masive, ku kerkohet shkarkimi i dyshes Grima-Kalamishi, dhenia e Vllaznise privatit dhe vendosja ne dispozicion e autobuzave per tifozet.